Subscribe

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e R.B u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë sportive, municion luftarak për to dhe doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 17”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Mbante në banesë, armë zjarri pistoletë, armë sportive dhe doza cannabisi, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.

Sekuestrohen armët, municioni luftarak dhe dozat e lëndës narkotike.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante armë dhe lëndë narkotike, në banesën e tij, në lagjen “Pavarësia”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 17”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

R.B., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë sportive, municion luftarak për to dhe doza të lëndës narkotike cannabis sativa. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.       

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *