Subscribe

Policia amerikane beson se 25-vjeçari Micah Johnson, snajperisti i ekzekutuar nje dite me pare pas shkëmbimit te zjarrit me agjentet ne Dallas ka vepruar i vetëm. Fillimisht dyshohej se sulmi i paprecedente qe u mori jetën 5 policeve dhe plagosi 7 te tjere, ishte kryer nga dy snajpera, por për policinë, ish-rezervisiti qe kishte shërbyer ne Afganistan, nuk ka patur bashkëpunëtore. Gjate kontrolleve ne banesën e tij u gjeten materiale per prodhimin e bombave, pushkë, municione dhe një ditar lufte. Gjate shkëmbimit te zjarrit me policinë, vrasësi nuk pranoi ne dorëzohej dhe sqaroi se kishte vepruar i vetëm per t’u hakmarrë ndaj te bardhëve, per vrasjen e njerëzve me ngjyre. Ai nuk rezultonte person me rekorde kriminale. Pas ngjarjes se rende, per autoritetet amerikane tashme qyteti është i sigurte. Ngjarjet ne Dallas ndodhen pas publikimit te dy videove tronditëse, ku policia ekzekutoi dy te rinj afro-amerikane ne Minnesota dhe Louisiana. Incidente u shënuan edhe ne Tenesi, Mizuri dhe Xhorxha, ku ne shënjestër ishin forcat e policisë. Pas ngjarjes qe tronditi vendin, presidenti amerikan Obama qe ndodhej ne Poloni per samitin e NATO-s, njoftoi se do te përshpejtoje kthimin ne SHBA, duke anuluar udhëtimin ne Spanje dhe javën e ardhshme do te mbërrije ne Dallas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *