Policia greke sekuestroi një sasi armësh, municioni dhe eksplozivi në afërsi të kufirit me Shqipërinë. Sipas njoftimit zyrtar, mbrëmjen e së dielës një patrullë policie diktoi tre persona që po ecnin me këmbë në tokën greke, në zonën e Mavromatit, në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës. Ata mbanin disa çanta udhëtimi dhe ecnin për në brendësi të territorit grek. Kur patrulla tentoi t’i ndalonte, të tre ata i lanë çantat dhe u larguan drejt territorit shqiptar, duke shfrytëzuar terrenin e thyer. Në vendngjarje u gjeten dhe u sekuestruan tre automatikë kallashnikov me shtatë karikatorë, 11 granata difensive, 33 detonatorë, pesë kallëpe me dinamit si dhe 1593 fishekë. Sipas policisë, armët u dërguan në laboratorit kriminalistik të Greqisë, për të kryer ekzaminimet e mëtejshme si dhe analizat balistike.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *