E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Armë, municione, drogë e detonator, pranga dy laçjanëve

Policia e Kurbinit finalizoi operacionin e koduar “Zheja” duke goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

U arrestuan në flagrancë dy shtetas,  J. (K). Rr., 49 vjeç dhe E. Rr., 20 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit  J. (K.) Rr,   u  gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip automatik, një sasi municioni luftarak, 22 m fitil detonator zjarrpërcjellës dhe 15.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin  po kërkonin treg për të shitur lëndën narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë