E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Armë e drogë, pranga 45 vjeçarit në Shkodër

Një person ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, i cili dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

 

Ndalimi i tij shtetasit me iniciale K.Gj, 45 vjeç është bërë në sajë të operacionit të koduar “Kir”, ku gjithashtu janë sekuestruar lëndë narkotike, armë, radio marrëse-dhënëse.

 

Reklamë

Sipas policisë në banesën e 45-vjeçarit në fshatin  Kir janë gjetur dhe sekuestruan në cilësinë e provës material, 4.5 kg kanabis, 2 armë zjarri automatike;  19 kapsolla per lende plasëse;  10 metër fitil zjarrpërcjellës;  10 krehera;   77 fishekë dhe  2 radio marrëse e dhënëse.

 

Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë