Subscribe

Forcat e policisë në Lezhe, Kurbin dhe Mirditë kanë sekuestruar armë dhe drogë gjatë kontrolleve në orët e fundit.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit :

 

– Arjan Lleshaj, 23 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në Mirditë, iu gjet një armë zjarri pistoletë e tipit “Blow Mini” dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sattiva. Vepra penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”

 

– Florenc Sefgjini, 36 vjeç, banues në Mat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Kurbin, iu gjet një dorezë hekuri pa leje. Vepra penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”

 

Por gjatë kontrolleve në ambjente te ndryshme ne qarkun e Lezhës janë kapur 3 shtetas të dënuar e masë sigurie ” Arrest me burg” që ishin në kërkim.

Konkretisht:

– Fatmir Çupi, 32 vjeç, banues në Mirditë, pasi  Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin Nr. 256 datë 08.05.2018, ka rrëzuar lirimin me kusht duke e rikthyer në burg për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit 1 vit e 11 ditë për veprat penale ” Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimes” dhe ” Prodhim e mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe municionit” . Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur  në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas.

 

– Arben Turku, 41 vjeç, banues në Kurbin, pasi  Gjykata e Tiranës me vendimin Nr. 3310 datë 05.10.2018 e ka dënuar  për veprën penale ” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur  nga forcat policore të Kurbinit.

 

– Besnik Selmani, 52 vjeç, banues në Milot, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin  ka caktuar  ndaj tij në mungesë, masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprën penale ” Kultivim i bimëve narkotike”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *