Zbulohen ne Shkodër nje sasi e konsiderueshme municionesh luftarake. Në pranga ka rënë një 51-vjeçar nga Shkodra, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën municionet luftarake. Sipas policisë së Shkodrës, i arrestuar është Dede Marnaçaj, banues në fshatin Rranza, Vau-Dejës. Në cilësinë provës materiale, policia arriti të sekuestroje 500 fishekë luftarak, 3 granada difensive, 18 ndezësa granatash dhe një kuti e pahapur ndezësash granatash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *