Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Edevaldo Haxhiun, i cili u arrestua dy ditë më parë nga Forcat Shqiponja. 39-vjeçari u kap në rrugën “Frang Bardhi”’.

Haxhiu u arrestua pasi në makinën e tj, efektivët e policisë gjetën një pistoletë dhe municione luftarake. Në makinën e tij u gjet gjithashtu një sasi kokaine.

Lexo edhe :

Related Posts

Në seancën gjyqësore të zhvilluar sot Edevaldo Haxhiu ka thënë se lëndën narkotike të cilën e mbante në makinë e kishte për përdorim vetjak, duke mohuar akuzën për shitje droge.

Për sa i përket pistoletës dhe municioneve luftarake ai ka “kyçur” gojën para togave të zeza.
Edevaldo Haxhiu, rezulton një emër i njohur për policinë, pasi ndihmoi që të fshihej nga policia bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *