E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Armë dhe kokainë, arrestohet 42 vjeçari në Kurbin

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 42-vjeçar, të cilit iu gjet armë zjarri pistoletë në hotelin ku qëndronte.

Në pranga ka rënë shtetasi A. K. alias A. Ll., 42 vjeç, banues në Mamurras.

Reklamë

Policia njofton se në Mamurras, gjatë kontrollit në hotelin ku 42-vjeçari qëndronte, u gjet një armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, ndërsa gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

Arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe sasia e Kokainës dhe 2 celularë u sekuestruan nga policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë