Pak orë para fillimit të kampionatit evropian France 2016, ku për herë të parë do te jete pjese edhe Shqipëria, një grup të rinjsh kanë prezantuar një fanellë gjigante të ekipit të kombëtares. Ajo është fanella e futbollistit nga Elbasani, Armando Sadiku, i cili mban numrin 10. Bluza kuqezi ka përmasat 6 metra e gjatë dhe 3.2 metra e gjerë e është vendosur në pjesën më të dukshme të qytetit, ndaj dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithë kalimtarëve. Fanella gjigante ishte ide e aktivistit Rafael Shabani. Gjatë prononcimit për median, ai tha se u zgjodh pikërisht fanella e Sadikut, si i vetmi elbasanas në kombëtare, por dhe si mënyrë për t’i uruar sukses kombëtares në Evropianin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *