Subscribe

Armando Prenga nuk është deputet i Parlamentit. Ne kulmin e debatit mes opozitës dhe mazhorances dhe ditën qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te merrte vendimin për te, Armando Prenga dorëzon mandatin e deputetit. Ne fakt letra me te cilën ai njoftonte dorëheqjen mban datën 25 shkurt. Avokati i Prenges ka sqaruar arsyet pse klienti i tij mori ketë vendim.

 

Çështja e mandatit te Prenges ishte pjese e vendimmarrjes se KQZ. Para nisjes se mbledhjes, kreu i KQZ njoftoi vendimin e dorëheqjes, bazuar ne dokumentin mbërritur nga Kuvendi.

 

Por mbledhja u shoqërua me debate mes përfaqësuesve politik te opozitës ne KQZ, tre anëtareve te Komisionit dhe kryetarit Denar Biba. Te paret kërkonin qe sipas përcaktimeve ne Kodin Zgjedhor te merrnin fjalën per çështje jashtë rendit te ditës, mendim qe gjeti mbështetje nga komisioneret e propozuar nga opozita.

 

Por kreu i KQZ Denar Biba tha se mbledhja zhvillohet ne Baze te Kodit te Procedurave Administrative.

 

Pas debateve, dhe rrëzimit të kërkesës për marrjen e fjalës nga përfaqësuesit e partive politike, tre anëtaret e KQZ u larguan nga mbledhja.

 

Pro përfaqësuesve te opozitës u shpreh edhe Gezim Veleshnja, anëtar i  i mbështetur nga LSI.

 

Pas debatit, KQZ vendosi pushimin e çështjes, per shkak se me dorëheqjen e Prenges, nuk ka me objekt shqyrtimi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *