Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda la në burg dy të arrestuarit për kapjen e 613 kg kokainë, Armando Pezakun dhe Donaldo Lushajn. Avokatët e shoferit të kamionit dhe te administratorit të kompanisë, kishin ankimuar masën e sigurisë “arrest me burg” të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Mbrojtja kërkoi lirimin e tyre me argumentin se nuk ka prova që përfshijnë klientët e tyre në trafikun e narkotikëve. Por gjykata nuk e mori parasysh këtë kërkesë, duke i lënë dy të rinjtë në burg deri në përfundim të hetimeve. Për sasinë rekord të kokainës është shpallur në kërkim ndërkombëtar pronari i kompanisë Arbri Garden, Arbër Cekaj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *