Subscribe

Armand Duka fitoi mandatin e gjashtë si President i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe do të drejtoje këtë institucion edhe për 4 vitet e ardhshme.

Në Asamblenë Zgjedhore, ku morën pjesë 43 delegatë, kreu aktual i federatës mori 37 vota, kundrejt 4 votave për Sulejman Staroven.

Në garë i regjistruar ishte edhe Dritan Shakohoxha që nuk mori asnjë vot. Vetë Shakohoxha refuzoi të merrte pjesë në procesin zgjedhor duke quajtur një garë false dhe jo të ligjshme

Procesi zgjedhor për Presidentin e FSHF dhe Komitetin Ekzekutiv i ka paraprirë një fushatë tejet e tensionuar për zgjedhjet në shoqatat rajonale të futbollit, një pjesë e të cilave përfundoi në dyert e gjykatave.

Pikërisht si pasojë e këtyre përplasjeve të forta, ku u përfshi edhe kryebashkiaku i Tiranës Veliaj si aksioner i klubit Tirana, Delegatet e shoqatës rajonale të futbollit Tiranë, palë kundërshtare me Armand Dukën nuk ishin të pranishëm në zgjedhjet e kësaj të marte, por mbetet e paqartë nëse refuzuan të merrnin pjesë apo nuk u pranuan në asamble.

Përveç kreut të federatës, delegatet zgjodhën me votë edhe 10 anëtarët e komitetit ekzekutiv, ku më i votuari ishte Arben dervishaj.

Zgjedhjet ne FSHF u ndoqën nga afër nga z.Presidenti i UEFA, Bonjek dhe nga zyrtarë të FIFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *