Arkivoli i Mbretëreshës do të prehet në dhomën e harkut të Buckingham Palace sonte, ku do të mbikëqyret nga një trupërojë e posaçme.
Dhoma e veshur me tapet të kuq në krahun perëndimor të pallatit e ka marrë emrin nga dritarja në formë harku që ndodhet në të.
Në këtë dhomë Mbretëresha e ndjerë priti mysafirë të ndryshëm, duke përfshirë ish-presidentin e SHBA George Bush, futbollistët e Premier League, Mbretin Abdullah të Arabisë Saudite dhe ekipin e ragbit të Zelandës së Re.