Subscribe

Ka përfunduar pjesa e parë e projektit për ndërtimin e vend-ruajtjes së dokumenteve të Arkivit Qendror Shtetëror, në zonën e Shkozës.

Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit në godinën e re u shpreh se investimi është bërë sipas standardeve më të mira arkivore për të ruajtur biografinë e shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit, Ardit Bido, tha se kjo është vetëm faza e parë dhe godina e parë e projektit.

Sipas Bidos, dy godina të tjera janë në pritje për tu rikonstruktuar, si dhe ambienti rrethues i këtij kompleksi, një projekt që pritet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm.

Aktualisht të dy godinat, në Tiranë dhe e reja në Shkozë kanë një kapacitet prej 75 mijë kutish ku ruhen dokumente të shtetit shqiptar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *