E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Arkivi merr 57 regjistra osmanë

57 regjistra të Perandorisë Osmane, që prej ditës së sotme i kalojnë Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar. Dikur quheshin tahire dhe në të regjistroheshin pronat, kryefamiljarët dhe taksat që ato paguan për një tokë a banesë. Është interesant fakti se regjistri i parë hapet me Shqipërinë, çka tregon vëmendjen që ka pasur Porta e Lartë ndaj vendit. Një pjesë e dokumenteve flet për mënyrën e administrimit të tokës, apo jetën politike të Ismail Qemalit në Turqi. Për drejtuesin e Arkivit të Shteti, nuk është vetëm Turqia, me të cilën vijojnë negociatat për pasurimin e informacioneve, por dhe vende të tjera si Rumania, Serbia, Rusia apo Vatikani. Muajin e shkuar në Tiranë u nën shkrua edhe një kontratë me Arkivin e Rumanisë.

Më shumë video

Reklamë