Subscribe

Në me pak se një javë studentet e Fakultetit te Gjuhëve te huaja do të kenë mundësinë për të përkthyer dhe punuar dokumente te ndryshëm arkivore.

 

Këte parashikon marrëveshja e nënshkruar sot mes Drejtorisë se Përgjithshme te Arkivave dhe Fakultetit te Gjuhëve te Huaja e cila pritet te zgjasë një vit.

 

Drejtori i Arkivave Ardit Bido kete hap e quan te rendesishem pasi nevoja per përkthimin e dokumenteve nga gjuhe te vjetra si Latinishtja, greqishtja e vjetër dhe Osmanishtja është e madhe.

 

Dekani i Fakultetit te Gjuhëve te Huaja Artur Sula, tha se ky është nje lajm i rëndësishme per studentet.

 

Kjo përvoje do t’u shërbeje studenteve qe te njohin strukturën e gjuhëve te vjetra nëpërmjet dokumenteve origjinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *