Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kamzën, Arjan Hoxhaj, në një intervistë për Vizion Plus ka folur lidhur me programin e tij elektoral si dhe qasjen ndaj kundërshtarit.

 

Si iu duket kjo garë me tre kandidatë, dy nga opozita dhe një nga qeveria?

 

“Është e vërtetë që jemi tre në listë, por jam unë përballë Edi Ramës dhe dy të deleguarit e tij, me numrin 1 dhe 2, ndërsa e gjithë opozita ata që nuk duan regjimin e Edi Ramës kanë një alternativë që është numri tre, një përfaqësues i qytetarëve, jo vetëm i demokratët, por i gjithë qytetarëve”, thekson ai. “Vendosja e tre kandidatëve një listë është absolutisht lojë e qeverisjes qëndrore, pavarësisht se mbajnë një sigël që fatkeqësisht po Edi Rama e ka marrë me vendim gjykate për ta përdorur me 14 maj. Gjithsesi, gjithë Shqipëria janë të vetëdijshëm ku është opozita, ku është ajo forcë që pretendon se do të sjellë ndryshimin dhe do përmisojë cilësinë e jetesës së qytetarëve në komunitetin lokal”, shtoi ai.

 

Pas 30 vitesh që Kamzën e ka qeverisur e djathta, në studio televizive e opinion publik thuhet se e majta po i afrohet edhe për faktin se është edhe kandidati tjetër, që ju përpiqeni të mos e konsideroni, cili është mendimi juaj?

 

“Unë jam çdo ditë në takim me qytetarët, jam banor i këtij qyteti prej 30 vitesh, njoh problemet dhe shqetësimet, por di edhe revoltën e tyre të brendshme, e cila mezi pret që të dielën tjetër të dëshmojnë që ne jemi fituesit, jo vetëm fituesit politik, por edhe moral dhe do t’i kthejmë dinjitetin qytetarëve”, thekson ai duke thënë se Kamza meriton të drejtohet nga njerëz që kanë një kontribut në zonë dhe punojnë për qytetarët. “Nuk mund të trajtohet Bashkia Kamëz në atë mënyrë që e trajton kryeministri Edi Rama, me etiketime që sa herë vjen në Kamëz tallet e me tallava”, shtoi ai.

 

Cila është gjëja që do të ndryshoni menjëherë nëse do të votëbesoheni në Bashkinë Kamëz?

 

“Ne nuk fitojmë vetëm pse jemi të djathtë e Kamza është e djathtë, ne fitojmë sepse kemi një program cilësor, ofrojmë alternativa, kemi një vizion e ndërtimit të një të nesërmje ndryshe, ndaj unë i kam ftuar gjithmonë kryetarin në ikje të bashkisë në publik dhe ku të dojë ai me program, me alternativë, me vizion”, shton ai duke theksuar se ndonëse kundërshtari intimidon qytetatët, fitorja e tij mbetet e sigurtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *