Shteti i Arizonës në SHBA, ka ndaluar pasaportat e vaksinimit dhe po rishikon vendimin e mbajtjes së detyrueshme të maskave ​​në shkolla.

 

Guvernatori i Arizonës, Doug Ducey thotë se shteti ka bërë përparim në fushatën e imunizimit. Ducey deklaroi se mandati gati 1-vjeçar i mbajtjes së maskës në ambientet shkollore duhet të shfuqizohet dhe se nuk është e nevojshme që njerëzit të paraqesin provën e vaksinimit.

 

Guvernatori shkroi në rrjetin social “Twitter” se banorëve nuk duhet t’u kërkohen në asnjë lloj mënyre të dhënat private mjekësore. Në shtetin  e Ariznoës deri më tani janë vaksinuar plotësisht mbi 1.9 milion njerëz.

 

“Kemi lëshuar një Urdhër Ekzekutiv që ndalon “pasaportat e vaksinimit”,  që ndalon shtetin dhe qeveritë lokale të kërkojnë nga Arizonasit sigurimin e statusit të të vaksinimit kundër Covid-19, për të marrë shërbim ose për të hyrë në një zonë të caktuar. Banorëve të shtetit tonë nuk duhet t’u kërkohet nga qeveria shpërndarja e informacionit të tyre privat mjekësor”, tha Dough Ducey.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *