Ariana Grande e ka njohur Mac Miller që kur ishte 19-vjec dhe tani, 4 vite më vonë, këngëtarja 23-vjecarje e cila është në një lidhje shumë të lumtur me Miller, tregon për Cosmopolitan: “Ne jemi dashuruar që në fillim me njëri tjetrin. U takuam kur unë isha 19, dhe menjëherë u dashuruam, e adhuruam dhe respektuam njeri tjetrin. Madje edhe më parë se të takoheshim, sepse ishim fansa të talentit të njëri tjetrit.”

 

 

Por mesa duket, miqësia që më vonë u kthye në një lidhje romantike ishte shokuese për të dy. Grande shton: “Ne nuk ishim fare gati për të qenë bashkë. Thjesht nuk ishte koha. Të dy kishim nevojë të kalonim eksperienca të tjera, por dashuria mes nesh ka qenë këtu gjatë gjithë kohës.” Sic kemi vënë re edhe në intervistat e dhëna më parë të këngëtarit, edhe ai është kokë e këmbë i dashuruar me Arianan.

 

 

Në një intervistë të dhënë për revistën People, Mac Miller u shpreh: “Ne njihemi prej një kohe të gjatë dhe lidhja jonë erdhi shumë natyrshëm. Ajo është mikja më e mirë në të gjithë botën.” Ndonëse Miller nuk është shprehur shume, këngëtarja bukuroshe dhe tepër e suksesshme thotë se kjo është hera e parë qe është dashuruar vërtet kokë e këmbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *