Këngëtarja e njohur Ariana Grande mori dhuatën më të bukur për vitin e ri. Asaj i është konfirmuar se do të performojë në Coachella dhe do të jetë ylli kryesor tek festivali më i madh muzikor në botë këtë vit. Ariana do të jetë së bashku me Childish Gambino dhe grupin Australian Tame Impala.

 

Ky lajm është konsideruar dhe komentuar si historike tek mediat e huaja, pasi Ariana Grande është një nga katër këngëtaret që mban titullin ‘headline’ tek Coachella (tre të tjerat janë: Beyonce, Lady Gaga dhe Bjork).

 

Gjithashtu një ndër arsyet e tjera që pjesëmarrja e Ariana Grande në Coachella është konsideruar historike është për faktin se ajo është artistja më e re femër që e ka nderin të mbajë gjithë peshën e këtij festivali muzikor.

 

Si reagoi Ariana kur e mori vesh lajmin? ‘Jam e përulur dhe e ngazëllyer’ u shpreh ajo nëpërmjet një postimi në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *