Si një nga këngëtaret më të suksesshme, nuk mund të mungonte dhe figura e dyllit të Ariana Grande-s në ‘Madame Tussauds’ në Londër, megjithatë figura nuk ishte aspak siç pritej. Nëpërmjet një statusi në ‘Twitter’, muzeu i fashmëm i dha mundësinë fansave të zgjidhnin midis ‘Classic Ari’, ‘Sassy Ari’ apo ‘Princess Ari’.

 

Fituesja ishte ‘Classic Ari’ dhe ishte figura e Ariana-s me gjysmë-bishtin e famshëm, një bluzë të gjatë dhe të gjerë dhe një palë çizme të gjata.

 

 

Përsa i përket fytyrës, nuk ngjante aspak si ajo. Madje duket se edhe vetë këngëtarja është po aq konfuze sa fansat e saj, pasi në një postim ka komentuar me humor: ‘Vetëm dua të flas’. Sipas muzeut, stili i Ariana-s është arrirë në perfeksion, ndërsa fytyra, një histori tjetër. Kaq nevojitej dhe fansat filluan të krijonin ‘meme’ me këtë situatë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *