Asnjë mëshirë për një kundërshtar historik me të cilin Argjentina ka ndarë sa sa beteja futbollistike ndër dekada.

 

Kështu u soll kombëtarja bardhekalter edhe në duelin e radhës  kundër Kolumbisë në eleminatoret e Amerikës së Jugut që vlejnë për kualifikim në botëror.

 

Miqtë nevoje për pikë për të mos rënduar edhe më shumë situatën e kualifikimit, pikë që nuk erdhën në fakt pasi u mposhten 1 me 0 në transfertë nga Argjentina.

 

E kualifikuar përpara kohe dhe në vend të dytë pas Brazilit, në mungese të Messit, heroin e vendasve e bëri sërish Lautaro Martinez që shënoi golin e vetëm të sfides në pjesën e parë.

 

Një gol që i dha mundësi sulmuesit të Interit të ngjitet në kuotën e 7 golave në eleminatore një më shumë se Pleshti.Ndërkohë Kolumbia me dy ndeshje ende për t’u luajtur e sheh veten jashtë zonës së kualifikimit me 4 pikë distancë nga Peruja e vendit të pesë, vend që të çon në Play Off me një skuadër të zonës së Oqeanisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *