Rusia e ka inauguruar me humbje stadiumin e rikonstruktuar olimpikun  Luzhniki te Moskës perballe Argjentinës se Leo Messit. Skuadra e Sampaolit e mbështetur ne aksin Mesi, Di Maria, Aguerro ka patur nje ndeshje nga ato qe konsiderohen me nje porte, por nuk ka arritur te shënoje megjithe rastet e panumërta te krijuara per 85 minuta te tera. Mungesa e qetësisë përpara portes ne shume raste, por edhe pritjet e Akinfeev si ne rastin e Aguerros kane mbajtur te paprekura rrjetat deri ne minutën e 86 kur Kun Aguerro nuk fal dhe shënon golin e fitores. Nje kombinim i shpejte mes Mesit dhe Pavon sjell golin ne tentativën e dyte te Aguerros me koke. Sergio Aguerro ngjitet ne kuotën 35 gola me kombëtaren, duke parakaluar Hernan Krespon dhe është tashme i treti duke patur përpara tij vetem Mesin dhe Batistuten me më shume gola te shënuar.

 

Spanja është paraqitur ne forme te mire dhe e uritur per gola ne klasiken e përhershme përpara nje evenimenti te madh botëror kundër Kosta Rikës modeste, duke fituar 5-0. Ne La Rosaleda te Malagas e ka çelur serine e golave Jordi Alba qe ne minutën e 6 te takimit pas nje pasimi te David Silves qe ne fakt nuk u nis per te, por lojtari i Barcelonës nuk fali. Ne minutën e 23 është momenti i Alvaro Morates te përfitoje nga gabimi i portierit mik dhe te dyfishoje shifrat. Ne pjesën e dyte e ka radhën David Silva te avancoje ne njeriun e ndeshjes me dy gola te shënuar. Fillimisht ne minutën e 51 përsëri eshte mbrojtja qe i jep nje assist dhe ai nuk fal, ndërsa 4 minuta me pas bën gjithçka vete, i rrëmben topin nje mbrojtësi hyn ne zone dhe me te majtën i çon shifrat ne 4-0. Ne minutën e 73 i vjen radha Iniestes qe ne ecje e siper te shenoje nga distance, duke vulosur shifrat ne 5-0. Maqedonia fqinje ka mundur ne Shkup ne nje miqësore Norvegjinë 2-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *