E pabesueshme por e vërtete..Nga një favorite e madhe, në një ekip thuajse të dështuar që në sfiden e dytë në grup.

 

Ky është përkufizimi që mund ti jepet gjëndjes së një kombëtare si Argjentina, e madhe në emra dhe favorite në leter, por e turpshme në fushën e lojës.

 

Kroacia përfitoi nga kaosi I plotë në të cilën është futur komnbëtarja albiceleste dhe I dha një leksion të vërtete futbolli në sfviden e grupit D duke e mundur 3 me 0. Kapitullin total I Messit me shokë.

 

Cfarë shkoi keq tek dy herë kampionet e botës kundër ballkanasve??? Gjithcka do të ishte pak të thuash në këtë moment.

 

Një skuadër pa ide, pa fryme, pa shpirt gare, e vendosur keq në fushë, me një trajner që bën zgjedhje te cuditshme para dhe gjatë lojës. Ajo që duhet të ishte rikthimi dhe shpagimi para tifozeve për barazimin zhgënjyes kundër islande su kthye në një makth që do të zgjasë të paktën deri në 26 qershor në takimin e radhës kundër Nigerisë. Sa I takon kronikës duhet theksuar se Argjentina prodhoi pak në  pjesën e parë ndërsa shfaqi edhe disa paqartësi në prapavijë me disa topa të kthyer rrezikshëm pas.

 

.Në startin e pjesës së dytë Aguero humbet rastin më të mirë të ndeshjes ndërs apak më vonë vjen gafa e portierit Caballero që I vë vulën natëz së zezë të dy herë kampioneve të botës, gafe nga e cila përfitoi rebic që kaloi kroatet ne avantazh. Lëvizjet e Sampaolit duke hedhur në fusheë Pavon dhe Higuain nuk shërbyen thuajse për asgjë.

 

Dy herë kampionet e botës ketë herë të tradhëtuar edhe nga Messi, reaguan dobët ndërsa në anën tjeter një perle e Modric nga distanca  shokoi argjentinasit, të cilët ashtu të shthur sikur të ishin një ekip amator pësuan edhe golin e trete në fund.

Tani matematika për ta bëhet e vështirë, aq e vështirë sa duhen disa kombinime që të mbijetojnë.

 

E para duhet të bëjnë tifoz që Nigeria të mundë Islandën dhe me pas të fitojnë vetë ndaj afrikaneve me goleade ne ndeshjen e fundit..ndërsa e gjithë bota përshëndet kampionet e vërtete të mbrëmjes, Kroacine e cila pa zhurmë siguroi një bilete për në në fazën tjeter.

 

Duatrokitjet shkojnë të gjitha për Dalic, ish trajnerin e Dinamos se Tiranës 10 vite më parë, sot protagonist në botëror..futbolli prandaj është I bukur..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *