E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Ardian Isufi çel ekspozitën e veçantë në Universitetin e Arteve

Galeria e Universitetit të Arteve është pushtuar nga lulet. Që në hyrje, ndiet pushteti i tyre.

 

Do të duhej të ishte një pushtet i brishtë, njëlloj si ai që kanë lulet në jetën e njeriut, por në tre dhomat e galerisë gjen plumba, shenja zie, gjaku e telekamera.

 

Reklamë

Ekspozita është e veçantë që në hyrje. Nis jo me ndarjen e zakonshme të dhomave, por me një dritare nga mund të shquash gjithçka ka brenda.

 

Edhe teknika e përdorur është mjaft e veçantë. Diku ka printime, që i mbivendosen shenja telajosh, në qendër një instalacion, e më tutje një skulpturë.

 

Ekspozita që ka hapur dyert mbrëmjen e së mërkurës do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 6 janar të 2018-ës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë