E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ardian Çapja plagoset gjatë një përplasjeje me armë në Elbasan

Disa të shtëna me armë zjarri u dëgjuan këtë të hënë në qytetin e Elbasanit, në zonën e Krastës. Paraprakisht mësohet se nga ngjarja mbeti i plagosur Ardian Çapja, 55 vjeç, një emër i njohur për policinë.

Ai është në spital, ndërsa bëhet me dije se autorët që kanë qëlluar në drejtimin e tij janë larguar me makinë.

Mjetit i është vënë flaka në zonën e Fushë Mbretit. Mësohet se brenda ka patur fishekë që kanë shpërthyer gjatë zjarrit dhe për pasojë është plagosur edhe një zjarrfikës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë