E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ardian Çapja dërgohet në paraburgim

Dy dite pasi iu komunikua masa e arrestit ne spital, Ardian Çapja u shoqërua për në Drejtorinë e Policisë, ku përfundoi procedurat e transferimit për në paraburgimin Jordan Misja. Çapja i cili akuzohet se qëlloi mbi policinë gjatë operacionit për arrestimin e tij, Florenc Çapjas e Bledar Muçës, doli nga spitali me serum në duar, pasi mbeti i plagosur. Në shkurt të këtij viti ndaj fisit Çapja u organizua një atentat ku si pasojë mbetën të vrarë tre persona. Nuk do të kalonte shumë dhe në një tjetër pritë u qëllua ndaj Florenc Çapjas, i dyshuar si i përfshirë në dy vrasje për hakmarrje.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë