E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ardi Veliu takon homologun grek

Drejtori i përgjigjëm i policisë Ardi Veliu ka zhvilluar një takim në Janinë me homologun e tij grek Kostandinos Cuvalas. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin policor mes dy vendeve. Dy krerët e policisë biseduan edhe për forcimin e marrëdhënieve në të ardhmen në luftën kundër krimit si dhe në fusha të tjera. Sipas drejtorit të policisë greke, ky takim është një hap i madh për bashkëpunimin mes dy vendeve në të ardhmen. Në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt vendit fqinj, shefi i policisë greke u shpreh se homologu shqiptar Veliu i shprehu interesin e tij për luftën kundër këtij aktiviteti të paligjshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë