Subscribe

I ftuar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu, u pyet nga opozita mbi përfshirjen e efektivëve në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Deputeti Flamur Noka u shpreh se vetë Veliu gjatë fushatës ka udhëtuar disa herë në zonën e Sarandës.

 

Zoti drejtor a u përfshitë ju në fushatën personalisht dhe personat e institucionit tuaj në fushatën politike të zgjedhjeve lokale? Duke qënë se jeni parë shpesh në zonën e Sarandës.

 

Veliu u përgjigj duke thënë se ai është i depolitizuar dhe se udhëtimet e tij kanë qenë për çështje familjare.

 

Jam i depolitizuar. Meqënëse ju thoni se unë jam parë në Delvinë. Po është e vërtet. Unë do shkoj dhe të vizitoj nënën time në shtëpi në fshat.

 

Noka u shpreh gjithashtu se në Mat kishte denoncime që forcat Operacionale kanë shpërndarë para për fushatë e megjithatë nuk janë marrë masa.

 

Flamur Noka

 

Në Mat ka një denoncim. Operacionalja e Policisë duke shpërndarë para për blerje votash.

 

Ardi Veliu

 

Nëse Policia e Shtetit ka marrë një kallëzim për një veprimtari ashtu siç ju pretendoni, duhet ta kishte përcjellë në zbatim të ligjit ankesën apo kallëzimin pranë nesh.

 

Por deputeti tjetër i opozitës, Ferdinand Xhaferraj, i tha Veliut se ai është një person i joshur politikisht nga qeveria, duke i kujtuar pozicionin e zv.ministrit të Transporteve që ka mbajtur përpara emërimit në krye të AMP-së.

 

Zoti Rama si kryeministër i vendit ju ka trajtuar si funskionarë të Rilindjes deri sa ka vendosur që ju të emëroheni zv/ministër i Infrastrukturës. Pozicioni i zv/ministrit është pozicion politik dhe kryesisht i ofrohet njerëzve që janë të atashuar. Rilindja ju ka konceptuar dhe trajtuar si funksionar politik.

 

Politizimi i policisë u ngrit si shqetësim edhe nga deputeti i majtë Paulin Sterkaj.

 

Policia është përdorur pafundësisht. Nuk flas për këto zgjedhje, por tendencat e çdo kandidati për deputet, qoftë i majtë apo qoftë i djathtë, kanë tendencë që të kenë policinë të poseduar në fushën politike.

 

Ndër të tjera Veliu foli edhe për Vettingun në polici, duke nënvizuar se brenda vitin 2025 pritet që ky proces të përfundojë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *