Subscribe

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia Di Financa kanë bërë publike shifrat e kanabisit në vend për vitin 2020. Sipas drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu, gjatë këtij viti, janë kryer mbi 143 mijë kontrolle ku janë asgjësuar më shumë se 137 mijë bimë narkotike.

 

Gjatë 2020 drejt Italisë është trafikuar 37% më pak lëndë narkotike në krahasim me vitin e kaluar.

 

“Në total për vitin 2020, Policia e Shtetit realizoi gjithsej 143.844 kontrolle duke kryer 413.357 orë shërbimi;

Gjatë periudhës referuese në bazë të statistikave të kolegëve italianë, kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 37%, nga 1447 kg e 982 gr. vitin e kaluar, në 911 kg e 500 gr. këtë vit.”

 

Si provë për uljen e sasisë së trafikuat, Veliu solli rritjen e çmimit të kanabisit

 

“Mungesa e lëndës narkotike në treg është reflektuar edhe në çmimin e saj, i cili është rritur nga 800-900 euro për kg në 2019 në 1400-1500 euro për kg në 2020.”

 

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci tha se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe kanabisit ka dhënë rezultat teksa përmendi edhe  operacionet e mëdha të kryera mes dy vendeve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *