Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu së bashku me Tonin Vocajn dhe Aida Hajnajn ka zhvilluar një takim me drejtorët e drejtorive vendore Elbasan, Tiranë, Durrës e Korçë, si dhe shefat e komisariateve, për masat dhe  parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Veliu theksoi se nuk do tolerohet asnjë drejtues policie e deri te punonjësi më i thjeshtë, në rast se do ketë neglizhencë apo implikim, duke paralajmëruar se ditët në vijim do të shtohen kontrollet në territor.

Ndër të tjera, ai kërkoi më shumë angazhim në drejtim të rritjes së parametrave të sigurisë, me prioritet zonat bregdetare, kapjen e personave në kerkim, atyre që qarkullojne me armë apo me lëndë narkotike.

“Periudha që ka mbetur është periudhë që e gjithë Policia të jetë në terren e jo në zyra. Të nxirrni përgjegjësitë dhe atje ku janë konstatuar raste të kultivimit të ndëshkohen personat përgjegjës, qoftë nga radhët e Policisë, pushteti vendor, kryepleqtë e fshatrave, inspektorët e pyjeve e të cilitdo institucion që ngarkon ligji me përgjegjësi”, shtoi Veliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *