Subscribe

Ardi Veliu ka dorëzuar detyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij Veliu theksoi e çdo ditë të karrierës është mbështetur në tre shtyllat kryesore, ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi.

Mes të tjerash, Veliu falenderoi kryeministrin Edi Rama për mbështetjen si dhe tre ish ministrave të Brendshëm.

“Jam munduar të bëj më të mirën. Cdo ditë të karierrës sime jam mbështetur në tre shtyllat kryesore të cilat kanë qenë çdo ditë në vlerësimin tim si ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot policia e shtetit është më mirë se dje dhe falë kësaj, përballuam sfidat e tërmetit të 2019. Ju kolegë ishit të parët që dhatë ndihmën e parë, s hpëtuam jetën e qytetarëve.

Kam mirënjohje për të gjithë juve sepse së bashku arritëm të menaxhonim qindra tubime të cilat u shoqëruar me lëndime të 67 punonjësve të policisë Jam krenar që sot dorëzoj detyën. Falenderoj kryeministrin që më ka mbështetur nga dita e parë deri në ditën e fundit. Gjihthashtu falenderoj të tre ish ministrat e Brendshëm”, u shpreh Veliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *