Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë postuar në Instagram një foto të re të bebit Archie si një nderim për ditëlindjen e 70-ë të Princit Charles. Çifti mbretëror ndanë një foto bardh e zi, ku tregohen tre breza të familjes mbretërore, përfshirë këtu edhe anëtarin e fundit Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

 

Princi Harry është parë duke mbajtur djalin e tij, i cili ka një fustan dantelle të bardhë (fustani që mban Archie gjatë pagëzimit) ndërsa gjyshi i tij Charles shikon nipin shumë i lumtur. Duka dhe Dukesha e shoqëruan fotografinë me shkrimin: “Gëzuar Ditëlindjen  Lartmadhëria juaj Princi i Uellsit – Zotëri, baba dhe gjysh”

 

Fotografia arriti në më shumë se 60,000 pëlqime në 15 minuta, duke përfshirë këtu  David Beckham dhe gazetaren Bryony Gordon të cilët treguar mbështetjen e tyre./Living

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *