E martë, 10 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Arben Ristani rendit arsyet: Gara në PD, jo ligjore

Arben Ristani e konsideron të pabarabartë dhe jo ligjore garën për kreun e Partisë Demokratike.

 

Nga studioja e “Quo Vadis”, Ristani ka treguar arsyet pse sipas tij kjo garë nuk është ligjore.

 

“Pabarazia në garë e favorizon Bashën. Gara jo vetëm është e pabarabartë, por edhe në një shtrat jo ligjor. Statuti i PD, si të gjitha partive të tjera është i regjistruar në gjykatë dhe është vendimi gjyqësor që kontrollon statutet e partive; pasi i konstaton me përputhjen e kushtetutës dhe ligjet e vendit, i miraton.  Po kështu, është vendimi gjyqësor që miraton ndryshimet e statuteve. Mund të themi që statuti i PD që nga 2005, me të gjitha ndryshimet që ka pësuar, ndryshimet nuk janë të pasqyruara në regjistrin e partive në gjykatë dhe kjo i bënë ato në kundërshtim me ligjin.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë