Ish-deputeti demokrat, Arben Ristani i bashkohet grupit të atyre që kërkojnë largimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

 

Ai deklaroi në rrjetet sociale se Basha nuk mund të udhëheqë PD në fitore.

 

“Është momenti dhe kemi nevojë për reflektim. Lulzim Basha që na udhëhoqi dy herë në humbje të pushtetit qendror dhe atij lokal, nuk ka asnjë shans që herën e tretë, të na udhëheqë në fitore. Humbja erdhi sepse ai bëri gabime tashmë të njohura dhe të përsëritura, në mënyrën se si drejtoi opozitën dhe për më tepër, nuk i bindi shqiptarët, se ai do të ishte për ta kryeministri i duhur. Politika është moral. Mbi të gjitha te ky moral është bazuar edhe tradita e PD. Kur humb zgjedhjet në mënyrë të përsëritur, tërhiqesh me dinjitet dhe ndihmon partinë të rimëkëmbet. Kështu mendoj se duhet të ishte një sjellje me moral në një Parti Demokratike dinjitoze. Ndryshe vazhdon e mban dyqan për përfitime personale.”

 

E njëjta gjë është kërkuar më herët edhe nga Bujar Nishani, Genc Pollo, Fatbardh Kadilli dhe Edvin Kulluri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *