Sekretari Organizativ i PS, Arben Pëllumbi deklaroi se Partia Socialiste është një familje e hapur për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë. Ai tha gjatë një interviste për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” se dëshirën për tu bërë deputetë mund ta shprehin edhe emigrantë, edhe artistë.

 

“Ne kemi kërkuar nga reforma zgjedhore që procesi i depolitizmit të ndodhte dhe vota e emigrantëve. Asnjëra nuk u bë dot dhe prandaj kryeministri lançoi këtë ide që në skuadrën e ardhshme mund të kemi edhe përfaqësues të emigrantëve, të bashkëkombësave tanë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit sepse kemi figura shumë të mira që mund të na përfaqësojnë denjësisht. Ne jemi të hapur për të pranuar njerëz, të rinj, njerëz që mund të kenë bërë gabim dhe mund të kenë besuar diku tjetër. Mund të kemi edhe artistë dhe sigurisht që do të kemi sepser ne jemi një familje shumë e madhëe.”

 

Arben Pëllumbi shtoi se mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS ishte e nevojshme për të vendosur për ecurinë e fushatës elektorale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *