Drejtuesi i PS për Njësinë 2 në Tiranë, Arben Pëllumbi deklaroi me bindje se pas mesnate, Partia Socialiste do të shpallet fituese.

 

Në një intervistë që gazetari Thimi Samarxhiu i mori nga KZAZ 32 në kryeqytet për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Pëllumbi tha se PS do të thellojë diferencën me partitë opozitare sepse kutitë që do të hapen tani, konsiderohen të majta.

 

“Ne kemi kaluar kutitë ku mendohet që janë bastione të PD dhe jemi duke filluar numërimin e kutive ku mendojmë se PS historikisht ka qenë në avantazh. Edhe në këtë moment mendojmë se kemi një avantazh të madh ndaj PD. Sonte pas mesnatës shpresojmë të mbyllim procesin me një fitore të dukshme të PS, si në 2017. Kemi 10.014 vota, kemi një diferencë me 10% me PD. Jemi në një rritje në Qarkun e Tiranës dhe besoj se do ta ruajmë këtë trend, ndoshta do ta thellojmë më shumë. LSI ka një rënie.”

 

Arben Pëllumbi shtoi se nuk kanë munguar votat e pavlefshme, duke shpjeguar se ato janë bërë me koshiencë pa vlerë nga votuesit.

 

Në KZAZ 32 numërohen 88 qendra votimi dhe deri tani 53 prej tyre janë përpunuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *