E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 14 minuta më parë
Video · Politikë

Arben Meçe: Politikën e kanë bërë bajate partitë e vogla

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish themeluesi i PD-së, Arben Meçe, u shpreh se në Shqipëri, politikën e kanë bërë bajate partitë e vogla.

Pjesë nga diskutimi:

Arben Meçe: Të gjithë ata janë produkt listash. Asnjëri prej tyre, nuk është parti. Dy tre mund të shohësh parti atje.

Alban Dudushi: M’i thuaj me emra!

Reklamë

Arben Meçe: Atje.. Mediun e ke parti, Gonin e ke parti, Monikën e ke parti, të tjerët i ke produkt listash. Edhe Idrizin e ke parti.

Alban Dudushi: Astrit Patozi?

Arben Meçe: Ata janë problem tjetër. Ata vijnë nga një konflikt i brendshëm i partisë. Ata Akoma nuk janë parti në kuptimin elektoral. Janë lëvizje për tu bërë parti dhe duhet t’I trajtojmë si të tilla.

Deri më sot, ligji elektoral ka qenë i tillë – hajde futu tek unë, bëjmë një listë, në krye vendosim dikë dhe kur të shkoni në elektorat thoni: votoni për këtë dhe pastaj për parti votoni këtë dhe ka qenë manipulimi më i madh në Shqipëri me votën. Dhe politika deri më sot, në Shqipëri ka qenë produkt i një menaxhimi të tillë. Politikën në Shqipëri e kanë bastarduar, e kanë bërë bajate, partitë e vogla.

Më shumë video

Reklamë