Subscribe

Komisioni Parlamentar I Ekonomisë ka miratuar kërkesën për shkarkimin e Arben Malajt nga posti I anëtarit të Këshillit të Mbikëqyrjes me 12 vota pro e 5 kundër.

 

Mes debatesh të shumta, Malaj e cilësoi në komision kërkesën e qeverisë si të gabuar. Ai fajësoi kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor të vendimit për shkarkimin e tij.

 

“Nuk e kam merak do jem apo s’do jem anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Në respekt të familjes time, sakrificat për mandatet e vështira deri në kërcënime familjare, sepse për të ikur familja ime në Amerikë procedurat i ka zbatuar Ahmetaj me ata që kërkuan të ikte urgjentisht se kërcënohej njësoj si familja e një profesori tjetër. Gjërat nuk janë kaq të lehta sa i shikoni. Ngrihet natën Edi Rama dhe i çon sms Erion Braçes shkarkoni Arben Malaj, jo jo, s’janë të lehta.  Pjesën politike do ta bëj vetëm në parlament.”

 

Duke e ciëlsuar më tej kryeministrin Rama si një sultan, Malaj paralajëmroi se do ta çojë çështjen në Strasburg.

 

“Këtu ka dy firma e Kryeministrit dhe e Këshillit të ministrave. Më shpjegoni procedurën. Kanë sjell njoftim që nuk do të vijnë asnjë përfaqësues i këshillit të ministrave. Çështjen do e çoj në Strasburg, dhe ata nuk vijnë ne një seancë publike. Këtu duhet të jetë patjetër përfaqësuesi i qeverisë. Jam anëtar i Këshillit Mbikqyrës së BSH. Të vij një përfaqësues ta mbrojë këtë propozim. Nuk dua të vijë Rama këtu, të vij dikush tjetër, sepse unë do e coj në Strasburg.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *