Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

12 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të...

Trump përshkallëzon armiqësinë me Merz dhe tërheq 5,000 trupa...

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i kënaqur, marrëveshje...

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk...

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe Asllani gol...

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo...

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura: I vetmi...

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa...

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk do të...

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat për makinat...

“Kërcënohet” Lulzim Basha: Do të jetë vrima e miut 500 grosh…

6 Maj 13:30

7 figura të rëndësishme të Partisë Demokratike kanë kërkuar sot largimin e Lulzim Bashës dhe reformimin e Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Demokratët kanë argumentuar se Lulzim Basha është përgjegjës për këtë humbje, duke listuar mes gabimeve kryesore braktisjen e reformës territoriale, djegien e mandateve e bojkotin e zgjedhjeve lokale.

 

EDIT HARXHI

ISH-ANETARE E KRYESISE, PD

“Ne jemi të vetëdijshëm që përgjegjësia e zgjedhjeve i takon drejtuesve të Partisë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për humbjen, pasi kanë shembullin e zotit Berisha. Dorëheqja e parevokueshme e Lulzim Bashës nga partia nuk është fundi i PD-së por fillimi i ringritjes së saj.”

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani ka deklaruar se Basha përsëriti të njëjtat gabime si në vitin 2017, duke hartuar i vetëm listën e kandidatëve për deputet e duke zeruar punën e komisionit për përzgjedhjen e kandidateve, pjesë e të cilit ishte edhe ai.

 

BUJAR NISHANI

 KRYETAR I KESHILLIT KOMBETAR, PD

“Puna e Komisionit u hodh në kosh, nuk u morr parasysh, ndonëse anëtarët dhe vendimit ishin me akte nga Kryesia, dhe kjo punë u hodh poshtë dhe qytetarët janë ndikuar, që edhe për një proces që mund të ishte pozitiv, për hir të interesave të një njeriu” 

 

Por deklaratën më të ashpër e artikuloi Arben Imami, një prej themeluesve të Partisë Demokratike i cili u pozicionua kundër një koalicioni me Partinë Socialiste të Edi Ramës

ARBEN IMAMI

THEMELUES I PD

“Po i them Lulzim Bashës se do të jetë vrima e miut 500 grosh nëse mendon që në koalicion me PS, me zgjatje jo u vodhën votat, jo do futem e jo s’do futem në Parlament, do t’i futet një fushate. E vetmja rrugë e ndershme është dorëheqja që i shërben partisë, përndryshe do të ketë ndeshje serioze.”

 

11 ditë pas humbjes së zgjedhjeve zërat për dorëheqjen e Lulzim Bashës janë shtuar, por vetë kryetari i PD Basha nuk ka bërë asnjë koment për të ardhmen e tij politike e nuk ka folur në asnjë rast për dorëheqje.

 

 

 

Posted Under:
Politike
Tagged:
Humbje Lulzim Basha zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat

më shumë...

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura: I vetmi që nuk plotëson kriteret në garë është Sali Berisha, do e denoncoj në SPAK

më shumë...

“Është i konsumuar”, Berisha garon i vetëm për drejtimin e PD, Salianji reagon ashpër: Ka humbur burrërinë

më shumë...

Sali Berisha i vetëm në garë për kreun e PD, skualifikohen dy kandidatët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:36

Jeta e këtyre katër shenjave të Horoskopit...

9:19

12 të vrarë nga sulmet izraelite në...

8:56

Trump përshkallëzon armiqësinë me Merz dhe tërheq...

8:46

Mot me diell, si do të luhaten...

8:40

“Financat nuk do jenë aspak problematike”, parashikimi...

8:20

Operacion i gjerë antidrogë në Elbasan, kontrolle...

8:10

Plagoset me thikë gjatë mbrëmjes i riu...

12:40

Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën...

12:31

Realizohet kërkesa e vajzave, një djalë hyn...

12:03

Shpëtojnë nga televotimi, kush janë dy fituesit...

11:38

“Ti je burrë e grua”, romancat në...

11:24

Kush janë 5 fermerët e preferuar të...

10:34

Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma...

10:26

Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana:...

9:50

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:36

“Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola...

9:30

Dy ushqime të përditshme që mund të...

9:17

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i...

9:05

Hyrje të reja dhe vendime që trondisin...

9:00

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Ktheu tarracën e pallatit në apartament, arrestohet 57-vjeça...
  • 700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do pa...
  • Irani i paraqet SHBA-së propozim të ri për t’i dhënë f...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.