E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 44 minuta më parë
Video · Kulturë

Arben Derhemi sjell “në lindje të Berlinit”

Arben Derhemi rikthehet në të njëjtën skenë e me të njëjtin motiv. Të kthejmë kokën pas, për të kërkuar falje. Pas rrëfimit të At Zef Pllumit, drama tjetër lidhet sërish me një të shkuar të errët.

 

“Në lindje të Berlinit” mes hijeve të së kaluarës, merr jetë një dashuri. Fabula është e thjeshtë, por drama e madhe.

 

Reklamë

Shfaqja “Në lindje të Berlinit” vjen në një sallë të re të teatrit Eksperimental që të ofron një lidhje më të afërt me aktorët, e kjo e ka shtyrë regjisorin Milto Kutali që të na sjellë në skenografi të thjeshtë, me aktorë plot peshë.

 

Kjo sallë ka vetëm 120 vende, ndaj thirrja e dyshes Milto Kutali e Arben Derhemi është që artdashësit të nxitojnë për biletat. Premiera e shfaqjes është më 16 dhjetor.

Më shumë video

Reklamë