Subscribe

Sapo ka përfunduar festivali i filmit për të rinj. Studentë dhe të sapodilplomuar nga e gjithë bota kanë sjellë filmat e tyre për t’ia prezantuar edhe Tiranës. Aktori dhe pedagogu Arben Derhemi, gjithnjë në mbështetje të të rinjve ishte një nga emrat e jurisë së këtij festivali. Mungesën e tij në skenë apo në televizion Derhemi e justifikon me një projekt artistik, që prej kohësh e mundon. Monodrama pritet të ngjitet në skenë, por sigurisht jo në Teatrin Kombëtar, pasi kritikat e tij për drejtimin e këtij institucioni, jo gjithnjë mirëpriten. Edhe pse mbetet një nga kritikët më të fortë të mënyrës se si po funksionon Teatri Kombëtar, Derhemi preferon ta mbyllë intervistën duke thënë se kjo ndërtesë, nuk duhet shkatërruar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *