Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i ka uruar shërim të shpejt aktorit të njohur shqiptar, Arben Derhemi, pas ndërhyrjes që ka realizuar në Spitalin e Neurokirugjisë.

 

Në mesazhin e publikuar në “Facebook” drejtuar Derhemit, Duka i uron të kthehet i fortë jo vetëm në skenën e teatrit por dhe në stadium.

 

“Miku im, Ben! Uroj që ndërhyrja në Spitalin e Neurokirugjisë, të ketë dalë me sukses. Dhe shpejt të kthehesh në skenë, vital dhe i fortë. Për të na risjellë vlerat e një arti, për të cilin kemi nevojë, siç është teatri dhe kinematografia. Gjithashtu, të presim të kthehesh në stadium. Si dashamirës, bashkëpunëtor i FSHF dhe si një mik.”

 

Vetë aktori ndau me ndjekësit e tij një foto në “Instagram” teksa shkruante se ka qenë i shtruar tek Neurokirurgjia, por nuk e specifikoi problemin që ka pasur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *