Subscribe

Për herë të parë ish-ministri i financave Arben Ahmetaj ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve që po kryhen prej muajsh nga tij.

 

SPAK ka ngritur 4 akuza per ish-numrin 2 të qeverisë: shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme. Në ambientet e SPAK Ahmetaj ka mbërritur i shoqëruar nga avokati i tij Henrik Ligori dhe eshte marre në pyetje nga prokurorët dhe hetuesit e BKH-së si person nën hetim.

 

Për 4 akuzat e rënda që rëndojnë ndaj Ahmetajt, mësohet se SPAK ka bashkuar dy pjesw tw hetimeve  për inceneratorin e Elbasanit: në këtë dosje ai po ndiqet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërsa pastrimi i parave dhe përfitimet e jashtëligjshme lidhen me vilën në Hamallaj.

 

Para pak kohësh hetuesit e BKH zbarkuan në vilën në Hamallaj dhe në disa prona të tjera në emër të Ahmetajt dhe ish-bashkëshortes së tij.

 

Gjatë ketyre kontrolleve në vilën në Hamallaj u sekuestruan 30 mijë euro si dhe disa dokumente që po verifikohen. Gjithashtu SPAK vendosi nw sekuestro preventive vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Mançka si dhe vilën në Hamallaj në pronësi të bashkëjetueses Erjola Kodra

 

Në lidhje me këto veprime, Ahmetaj iu drejtua Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi pretendimet e tij se kontrollet nw kwto prona ishin të jashtëligjshme .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *