Partia Socialiste ende nuk ka një qëndrim për deputetin Arben Ahmetaj pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari ende në detyrë Taulant Balla u komunikoi deputetëve kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.
Jo zyrtarisht mësohet se socialistët kanë kërkuar të njihen me përmbajtjen e dosjes dhe më pas të kenë një qëndrim ndaj ish zëvendës kryeministrit nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim të pasurisë.
Me përfundimin e mbledhjes së grupit parlamentar të PS, në vilën 30 u takuan Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Sekretari i Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri dhe kryetarii grupit parlamentar, Taulant Balla.
Zyrtarisht nuk dihet qëllimi i takimit, por ai vjen pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj dhe një ditë para se Këshilli i Mandateve të mblidhet për të diskutuar për heqjen e imunitetit të deputetit.
Po aq takimi mes drejtuesve të lartë të qeverisë dhe Partisë Socialiste vjen pas ndryshimeve në kabinetin “Rama 3”. Pas shkarkimit të Bledi Çuçit, presidenti Bajram Begaj dekretoi Taulant Ballën si Ministër të Brendshëm.
Me marrjen e detyrës së re, sociaistët ende nuk kanë vendosur për kryesuesin e ri të grupit të tyre parlamentar.




