Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimet e sekuestrove preventive, për dy vilat e familjarëve të tij.

 

Bëhet fjalë për vilën në Hamallaj dhe atë në Palasë.

 

Kjo kërkesë vjen pas rrëzimit të ankimit, përmes të cilit kundërshtonte kontrollet e banesave, duke i konsideruar të paligjshëm dhe antikushtetues.

 

Ish-zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj, është nën akuzë për 4 vepra penale, atë të “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “përfitimit të paligjshëm të interesave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *