Subscribe

Pas largimit të Edi Martinit, Renato Arapi është trajneri më i ri i skuadrës së Teutës. Lajmin e publikoi vetë faqja zyrtare e klubit, e cila me anë të një postimi i prezantoi tifozëve teknikun e ri.

 

Arapi është një emër i dashur i tifozerisë durrsake, pasi fitoi gjithçka me fanellën e Teutës, ku vlen të theksohet se risolli titullin kampion pas 27 vitesh, ndërsa fitoi edhe 1 kupë shqipërie dhe superkupën si kapiten i skuadrës.

 

35-vjeçari u tërhoq nga futbolli i luajtur verën e këtij viti për të marrë një tjetër rol të rëndësishëm në skuadër, siç është ai i Drejtorit Teknik, ndërsa si trajner, kjo do të jetë eksperienca e tij e parë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *