Arabia Saudite ekzekutoi 37 të burgosur  të cilët kishin lidhje me grupe terroriste.

Lajmi u bë I ditur nga Ministria e Brendshme ndërsa fillimisht për ekzekutimet është marrë miratimi I oborrit mbreteror.

Trupat e dy prej të ekzekutuarve qëndruan për disa orë në publik, veprim që tregon ashpërsinë dhe vendosmërinë me të cilin autoritetet kanë dashur ta trumbetojnë këtë vendim.

Qeveria e konsideroi këtë gjest si një mënyrë për ti bërë të tjerët të kuptojnë cdo të thotë të lidhesh me akte terroriste dhe pasojat që mund të sjellin vepra të tilla.

Sipas autoriteteve, personat e ekzekutuar kanë përvetësuar ideologji ekstremiste si dhe kanë formuar celula terroriste me qëllim të përhapjes së kaosit dhe provokimin e përçarjeve midis sekteve.

“Këta individë janë gjetur fajtorë për sulme me eksplozivë ndaj forcave të sigurisë duke lënë të vrarë një numër të pjesëtarëve si dhe bashkëpunim me organizatat armike”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *