Arabia Saudite njoftoi sot se do të pezullojë për dy javë të gjitha fluturimet ndërkombëtare, teksa shtetet në mbarë Gjirin Persik kanë ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

 

Pezullimi i fluturimeve ndërkombëtare do të hyjë në fuqi mëngjesin e së dielës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, SPA, duke cituar një zyrtar brenda Ministrisë së Brendshme.

 

Ky njoftim nga Arabia Saudite vjen dy ditë pasi ky shtet ndërmori ndalesa të udhëtimit, me qëllim që të luftohet koronavirusi i ri, i cili nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është shpallur pandemi.

 

Më herët gjatë javës, Arabia Saudite ndaloi udhëtimet nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe Zvicra. Po ashtu, ndalesa për udhëtime janë bërë edhe ndaj disa shteteve në Azi dhe Afrikë.

 

Ndër masat tjera që ka marrë Arabia Saudite është edhe anulimi i të gjitha aktiviteteve sportive, por edhe aktivitetet fetare, përfshirë pelegrinazhin e besimtarëve myslimanë në qytetin e shenjtë të Mekës./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *